Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në Krujë, zjarrfikësja...

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të shembura dhe...

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për korrikun

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “5 Maji”: Motoja jonë është puna, të tjerët ofrojnë thjeshtë luftë politike

2 Janar 18:29

Edhe në këto ditë të para të Janarit, puna për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit po vijon intensivisht.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “5 Maji”, që përfshin edhe asfaltimin dhe rrjetin e kanalizimeve.

 

 

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut deklaroi se ky investim është vazhdimësi e projekteve të shumta që po zbatohen në Elbasan.

 

“Ajo çfarë po shikojmë këtu është vazhdim i punëve të mira të nisura nga Bashkia e Elbasanit në të gjithë periferitë e qytetit. Zona që për shumë vite s’kanë parë investime. Kemi parë sesi u transformua rruga pranë kësaj zone dhe tashmë kemi një rrugë tërësisht të asfaltuar. Tani po vazhdohet me një çështje të rëndësishme që është çështja e ujërave të zeza, një kërkesë e kahershme e banorëve. Është një punë konkrete e Bashkisë së Elbasanit”, tha Gjiknuri. Numri dy i socialistëve siguroi qytetarët se ky do të jetë ritmi i Bashkisë së Elbasanit për të adresuar nevojat e komunitetit.

 

 

“Sapo ka filluar viti i ri dhe këtu vazhdohet puna me shumë intensitet. Ky do të jetë ritmi i vazhdueshëm i Bashkisë së Elbasanit duke adresuar problematikat e të gjithë banorëve. Në fakt, ky është edhe mishërimi i asaj që karakterizon dhe bashkinë këtu, po edhe garën që na pret, pse ta fshehim! Ne jemi këtu për të bërë punë. Ne jemi këtu për të transformuar qytetin, për të vazhduar investimet. Disa investime me fondet e bashkisë Elbasan dhe shumë të tjera me fondet e qeverisë shqiptare”, tha ai.

 

Gjiknuri nënvizoi se motoja në Elbasan është vetëm puna.

 

 

“Motoja është: për qytetarët e Elbasanit punë dhe vetëm punë, ndërkohë që të tjerët ofrojnë thjeshtë luftën e politikës së Tiranës. Elbasanllinjtë, si njerëz të mençur dhe të urtë kërkojnë të jetojnë mirë, të përmirësojnë jetën e tyre, të qeverisen nga njerëzit që përditë mendojnë sesi të punojnë më mirë për të transformuar të gjithë lagjet e qytetit të Elbasanit. Gledi po e bën shumë mirë këtë. E ka demonstruar që ka ditur ta bëjë mirë dhe jam i bindur që megjithë përkrahjen tonë dhe qeverisë shqiptare ai do të vazhdojë ta bëjë këtë punë akoma më mirë” theksoi Gjiknuri.

 

 

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se investimet do të vijojnë edhe në lagje të tjera, kryesisht në zonat informale.

 

 

“Është një mision i madh që ne kemi marrë përsipër në këtë mandat të parë për të mbyllur një problematikë shumë të madhe sidomos në lagjen “5 Maji”. Do vazhdojmë me investimet në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në shumë zona të tjera të Elbasanit, kryesisht në zonat informale. Ky vit i ri që sapo erdhi na ka gjetur duke punuar. Realisht, në Elbasan nuk kemi ndaluar asnjëherë punën, nuk kemi ndaluar asnjëherë hapjen e kantiereve, nuk kemi ndaluar asnjëherë inspektimet për të gjithë punët e mira që bëjmë për komunitetin”, tha ai. Llatja deklaroi se puna po vijon dhe në kantierët e tjerë të hapur dhe për shkollat e reja. “Po vazhdojmë gjithashtu me kantieret, me riasfaltimet, me ndërtimet e shkollave dhe shumë punë të mira që na presin në vitin 2023. Puna gjatë gjithë kohës në bashkinë e Elbasanit nuk ka ndaluar”, tha Kryebashkiaku Llatja.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Elbasan Gjiknuri llatja

Nga e njëjta kategori

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon flakët, rrezikohen banesat

më shumë...

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet trupi i 32-vjeçarit

më shumë...

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka “Qemal Baholli” në Elbasan mbushet nga fëmijët dhe gjyshërit e tyre

më shumë...

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:16

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në...

5:09

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e...

5:07

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon...

4:56

Noti dhe humbja e peshës, pse duhet...

4:39

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të...

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

4:21

U mbyt në liqenin e Pogradecit, gjendet...

4:18

Afrimi i të vegjëlve me librin, biblioteka...

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.