E enjte, 29 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.

 

Reklamë

Ky është zgjerim i ndërhyrjes së shtetit në industri për të parandaluar mungesën e energjisë, që po ndodh si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

 

Reklamë

Marrëveshja me kompaninë Uniper bazohet në një paketë shpëtimi, për të cilën është arritur pajtim në korrik, me një rritje kapitali prej 8 miliardë eurosh që do të financohen nga qeveria.

 

Si pjesë e marrëveshjes, Qeveria gjermane do të marrë shumicën e aksioneve në Uniper, që deri më tani kontrollohej nga Fortum-i me bazë në Finlandë.

 

Qeveria finlandeze ka aksionet më të mëdha në Fortum.

Humbjet e Uniperit janë rritur pasi Rusia ka shkurtuar furnizimet me gaz natyror për vendet evropiane që mbështesin Ukrainën. Çmimet janë rritur për karburantin e nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, prodhimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, duke rritur kështu frikën e mbylljes së bizneseve, derisa moti po ftohet.

 

Javën e kaluar Gjermania, gjithashtu, mori kontrollin e tri rafinerive të naftës në pronësi ruse, para se embargoja ndaj naftës ruse të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë