E diel, 25 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania mbështetje Kosovës në Interpol

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol! Këtë e konfirmon letra e kancelares gjermane Angela Merkel drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj. Nëpërmjet një postimi në facebook kryeministri i Kosovës shkruan se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin e pozitës ne arenën ndërkombëtare. Kancelarja Angela Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit. Kosova synon të pranohet më 20 nëntor të këtij viti kur mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë