E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjermania bën gati pashaportën e vaksinimit për transportin publik dhe vendin e punës

Bundestagu gjerman miratoi ligjin e ri të mbrojtjes nga infeksioni i propozuar nga SPD, të Gjelbrit dhe Liberalët.

 

Në bazë të kësaj, “3G” (German Green Pass) do të futet në përdorim për të shkuar në vendin e punës apo për të udhëtuar në transportin publik.

 

Reklamë

Vendimi kaloi me 398 vota pro, 254 kundër dhe 36 abstenime, mirëpo duhet të kalojë edhe në senatin federal ( Bundesrat), nëser në mënyrë që të bëhet I detyrueshëm.

 

Situata në Gjermani është përkeqësuar shumë ditët e fundit pasi vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 65 mijë raste të reja ditore, ndonëse Instituti Ropbert Koch thotë se numri real I të prekurve ditore duhet të jetë dyfish.

Vazhdo të lexosh

Reklamë