E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Genc Pollo fotografoi votën/ Batuta e Bejkos: Ç’të keqe ka, le ta ketë kujtim

Të dielën e 13 qershorit, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetarin e saj. Gjatë procesit, një nga emrat më në zë të PD-së, Genc Pollo është parë të fotografojë votën e tij.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, opinionisti Arben Meçe u shpreh se tashmë eksponentët e PD-së duhet ti tregojnë liderit se janë besnikë ndaj tij. Sipas tij, kjo është fryma brenda në selinë blu.

Reklamë

Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, në formën e shakasë tha se mund ta mbajë si një kujtim.

Arben Meçe: Më thoni, çfarë domethënie ka Genc Pollo që fotografon votën. Kjo është fryma. Është Genc Pollo eee… kini parasysh që është

Genc Pollo, nuk është një fshatar i thjeshtë.

Genc Pollo: Le ta ketë kujtim mo burrë…

Arben Meçe: Edhe kjo është zgjidhje, le ta ketë kujtim. Ndalohet rreptësisht fotografimi i votës. Kjo tregon frymën me të cilën është bërë… dhe nuk ishte i vetmi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë