E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Gazmend Bardhi me forcë në gjyq”, prokuroria e kërkon për procesin “Babale”

Gjykata e Tiranës urdhëron sjelljen me force të sekretarit te pergjithshem te PD, Gazmend Bardhi në gjyqin ku shqyrtohet dosja “Babale”.

 

Shoqërimi me force është kërkuar nga prokuroria, pasi sipas saj, Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq dhe nuk është paraqitur.

 

Reklamë

Por një një reagim, Gazmend Bardhi thotë se në datën 24 korrik nuk është paraqitur per shkak te situates se krijuar me teatrin kombetar dhe nuk ka patur dijeni për seancën e kësaj të marte.

 

Megjithate, ai seancën e rradhës do të paraqitet.

 

Ndërkohë prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të krimeve të rënda, besim hajdarmataj i cili gjithashtu nuk u paraqit me arsyetimin se kishte angazhime.

 

Për këtë, gjykata vendosi ta njoftojë sërish për seancën tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë