Vendet e Bashkimit Evropian do ta paguajnë gazin rus gjatë muajit prill me euro dhe jo me rubla, siç kishte paralajmëruar Kremlini disa ditë më parë.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike më kancelarin gjerman , Olaf Scholz, siguroi se pagesat muajin e ardhshëm do të pranohen në monedhën europiane dhe shumat do të transferohen si zakonisht në Bankën Gazprom, e cila nuk është e prekur nga sanksionet.

 

Por kjo konsiderohet vetëm një periudhë kalimtare. Polonia ka njoftuar se ka përgatitur planin për t’i dhënë fund importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

 

MATEUSZ MORAËIECKI

KRYEMINISTER I POLONISE

 

“Për fat të keq, Komisioni Evropian nuk ka marrë një vendim, kështu që ne po e marrim vetë. Ne do të bëhemi të pavarur nga nafta dhe gazi rus, por edhe nga vendet e tjera që nuk përbëjnë kërcënim sot dhe në të ardhmen. ne po paraqesim planin më radikal në Evropë për shkëputjen nga nafta ruse deri në fund të këtij viti.”

 

BE-ja planifikon të reduktojë importet e gazit rus me dy të tretat deri në fund të vitit dhe t’i eliminojë ato tërësisht përpara vitit 2030.

 

Ndërkohë, nafta në bursat ndërkombëtare shënoi një tjetër rënie, duke arritur në rreth 107 dollarë. Ajo u ndikua nga bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës të zhvilluara në Stamboll, si dhe nga fakti se SHBA lajmëroi hedhjen në treg të rreth 1 milion fuçive naftë në ditë nga rezervat shtetërore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *