E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gati për Gjermani?

Ilustrim · Vizion Plus

Me sloganin e ri intrigues TRING na zbulon se rrugëtimi sportiv i platformës më të madhe e gjithëpërfshirëse në vend është nisur drejt destinacioneve të reja.

Për 4 SEZONE radhazi, 2025-2029, BUNDESLIGA dhe BUNDESLIGA 2 do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT, për kënaqësinëe çdo tifozi të zjarrtë në Shqipëri dhe Kosovë, duke konfirmuar kështu supremacinë e platformës lider në transmetimet televizive.

E gjithë paketa e plotë e ndeshjeve, që do t’i bëjnë fundjavat edhe më elektrizuese.

Një nga ligat më prestigjioze dhe të rëndësishme në planet, një kulturë e mirëfilltë futbolli, aty ku çdo klub është unik, ku pasioni është moto, sepse futbolli më i bukur luhet me zemër, sepse vetëm ashtu adrenalina e fushës së blertë shndërrohet në entuziazmin e zemrave që rrahin me ritmin gjerman.

Një pasion që pushton globin, sezon pas sezoni, javë pas jave. Një surprizë e bukur dhe e rëndësishme kjo për të gjithë fansat shqiptarë, aq shumë të apasionuar pas ekipeve dhe fanellave gjermane.

Por edhe një konfirmim i rëndësishëm për platformën që transmeton kompeticionet më të rëndësishme sportive botërore, si Uefa Champions League, Serie A, NBA, Moto Gp, Coppa e Supercoppa Italiana, Superligën Portugeze etj… Tanimë gati të hidhet drejt një eksperience të re të pakrahasueshme, dedikuar çdo tifozi.

Sepse tashmë e dini, s’ka tifoz pa Tring!

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh