Sport
Juventus nuk e preferon, një tjetër klub i “Serisë A” shfaq interes për të

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali, ndërsa emri i sulmuesit nga Kosova është lidhur edhe me Atalantën.
Në mediat italiane po qarkullojnë raportime për interesimin e klubit bergamask për Zhegrovën, i cili aktualisht është nën kontratë me Juventusin.
Situata e tij në Torino është komplikuar gjatë ditëve të fundit, pasi raportohet se nuk është më pjesë e planeve kryesore të klubit dhe ka mbetur edhe jashtë listës së UEFA-s.
Zhegrova, megjithatë, e ka treguar edhe një herë vlerën e tij në fushë.
Në fundjavë ai realizoi dy gola ndaj Sassuolos, duke dhënë një sinjal të fortë se mund të jetë ende një lojtar i rëndësishëm për Juventusin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




