E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: E kemi gishtin te këmbëza

Tensionet po rriten sërish në Lindjen e Mesme.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dekaron se është në gatishmëri të plotë operacionale, ndërsa anijet luftarake amerikane po drejtohen drejt rajonit dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të acaruara.

Reklamë

Garda Revolucionare, e cila ka luajtur rol kyç në shtypjen e përgjakshme të protestave të fundit antiqeveritare në Iran, deklaron se është “më e gatshme se kurrë, me gishtin në këmbëz”, siç u shpreh komandanti i saj, Mohammad Pakpour.

Gjenerali Pakpour u dërgoi një paralajmërim të qartë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që “të shmangin çdo llogaritje të gabuar”.

“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe Irani janë më të gatshëm se kurrë, me gishtin në këmbëz, për të zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem”, tha Pakpour.

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së mbeten të larta pas shtypjes së dhunshme të protestave që shpërthyen më 28 dhjetor, pas rënies së monedhës iraniane, rialit. Protestat u përhapën në të gjithë vendin dhe zgjatën rreth dy javë, ndëra u shënuan me mijëra viktima, sipas vlerësimeve ndërkombëtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë