E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Futet në banesë për të vjedhur dhe godet pronarin, pranga të riut

Aksioni i Policisë së Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar këtë të martë. I riu me inicialet E. M. u arrestua pasi ka tentuar të vjedhë një banesë në rrugën “Siri Kodra”.

 

Reklamë

Policia bëri me dije se duke u përpjekur të largohet, 27-vjeçari ka goditur pronarin e shtëpisë duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Plani i tij për grabitjen dështoi sepse u denoncua nga qytetarët.

 

I riu ka qenë i dënuar edhe më herët për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në Itali. Uniformat blu dyshojnë se ai mund të ketë gisht edhe në vjedhje të tjera të ndodhura më herët në Tiranë dhe prandaj po vijojnë hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët, nëse ka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë