E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Fute fshehurazi në Shqipëri ekspertin e OKB”/ Balla, Bashës: Sqaro rolin e dyshimtë për hetimin e luftës së UÇK

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla kërkoi llogari nga kryedemokrati Lulzim Basha për rolin që ka patur në hetimin e luftës së UÇK.

 

Reklamë

Në “Facebook”, Balla tha se Basha ka futur në Shqipëri fshehurazi ekspertin e OKB.

 

Reklamë

Ai ka postuar edhe një video, që sipas tij, tregohet gjithçka qartë për rolin e Bashës në hetimin e luftës së UÇK.

 

“Lulëzim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë.”

 

Deri tani nga lideri i opozitës nuk ka patur asnjë reagim për këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë