Gjatë një konference për mediat, presidenti Ilir Meta ka ironizuar ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri Lulzim Bashës për bashkëpunim pas 25 prillit. Ai e konsideroi ftesën të sinqertë, si ajo e arritur në 17 maj, ndërsa shtoi se nëse PD do të bëjë bashkëpunim me PS dhe anasjelltas, le ta shpallin që tani.

“Ftesa e Ramës ishte shumë e sinqertë si gjithmonë, sic ishte ftesa e 17 majit. Përgjigjja ime në parim është kjo: ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëj PS me PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS ta shpallë që tani, duan ta bëjnë të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurtë do t’i mundë Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta

Sa i përket publikimit të të dhënave personale disa ditë më parë, kreu i shtetit tha se ishte njohur me emrin e patronazhistit të tij.

“E kam atë, se e kam në celular, e përqafoj. Presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *