E mërkurë, 16 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Sport

FSHF fillon punën për trajnerin e ri

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtuesit e Federatës Shqiptare te Futbollit ka nisur tratativat për te afruar trajnerin e ri ne krye te kombëtares shqiptare pas dorëheqjes se Xhani De Biasit. Ashtu siç deklaroi presidenti i FSHF se synohet nje trajner italian, kërkimet janë ne kete piste edhe pse emrat e pare qe kane dale jo shume pak te njohur per te mos thëne anonim. Siç bëjnë te ditur mediat italiane ne krye te emrave te përfolur është ish-trajneri i Torinos Xhan Karlo Kamoleze.

 

Sipas Sky Sport 24 dhe Tutomerctoweb ne orët e ardhshme pritet nje takim mes drejtuesve te FSHF dhe trajnerit Italian. 56 vjecari ka drejtuar shume skuadra ku kulmin e pati te Torino ku është rritur edhe si lojtar per një sezon ne vitet 2001-02,  por edhe ne vitin 2009. Me pas ai ka drejtuar ekipe si Rexhina, Vicenza Livorno e Pro Verceli. Herën e fundit qe ishte ne krye te nje skuadre ishte ne kategorinë e dyte zvicerane me Kiason ne sezonin 2015-16.

 

Ne vitin 2002 mbajti edhe rolin e analistit ne Rai ne kupën e botes ne Kore dhe Japoni. Media italiane zbulon edhe nje detaj,  emri i pare ne këto kohe pas dorëheqjes se Xhani De Biasit qe ka refuzuar pankinen kuqezi ka qene trajneri i kombëtares b Masimo Pisheda. Një alternative e mundshme rast se nuk bien dakord me Camolezen, është edhe 66 vjecari Masimo Morxhia, i cili dha dorëheqjen nga Lakuila, një skuadër e serisë D.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh