E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fredi Beleri letër nga burgu Këshillit Bashkiak të Himarës: Më penguan të marr detyrën, Rama sulm vulgar ndaj meje

Nis me tensione mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. Këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkuan që punonjësit në detyrë të bashkisë të dalin jashtë dhe të qëndrojnë vetëm mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

 

Reklamë

Këshilltarë dhe mbështetës të Fredi Belerit kërkuan lirimin e kryetarit të votëbesuar në 14 maj. Ai ndodhet në burg dhe i arrestuar për akuzën e krimeve zgjedhore. Një ditë më parë Gjykata e Posaçme i refuzoi lirimin e përkohshëm, duke i pamundësuar betimin Fredi Belerit si kryebashkiaku i Himarës për katër vitet e ardhshme.

 

Reklamë

Në mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak dhe për shkak se ajo pritet të zhvillohet mes tensione, të pranishëm janë ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamitsi, drejtuesit politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

 

Pak para nisjes së mbledhjes, kryetari i zgjedhur i Himarës, në një letër dërguar këshilltarëve bashkiakë dhe qytetarëve, akuzon Edi Ramën si autorin që fshihet pas arrestimit dhe mbajtjes së tij në burg.

 

FREDI BELERI

KRYETARI I ZGJEDHUR I BASHKISE HIMARE

Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve.

 

Nga burgu ku ndodhet prej 12 majit dhe pas rrëzimit të kërkesave nga drejtësia për ndryshim të masës së sigurisë në arrest në shtëpi e deri te lirimi i përkohshëm, Fredi Beleri i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

 

FREDI BELERI

KRYETARI I ZGJEDHUR I BASHKISE HIMARE

Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën. Sepse sot u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

 

Beteja e Fredi Belerit për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës vazhdon në Gjykatën e Lartë. Në 15 korrik ajo do të shprehet për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi. Deri në këtë vendim bashkia e Himarës do të drejtohet nga kryetari në detyrë, Jorgo Goro, që në 14 maj i humbi zgjedhjet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë