Ish portieri i kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, pas shumë kohësh mungese në media ka qenë i ftuar përmes skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. I izoluar në Romë së bashku me familjen e tij,Strakosha ndau disa detaje nga jeta e tij në karantinë. Me humor Strakosha tha se tani është bërë “burrë për shtëpi” duke ndihmuar gruan me punët e shtëpisë dhe foli gjithashtu edhe për zënkat me djalin e tij Tomas.
“Ka vështirësitë dhe bukuritë e veta. Është rast unikal që të jetosh kaq gjatë me familjen. Ka vështirësitë e veta sepse nuk merremi me aktivitet etj. Tani mangësitë që kemi patur si burra jemi duke ndihmuar gratë që t’i shpëtojmë grindjes.Me Tomasin grindemi sigurisht, kur ai bën stërvitje është i vetmi moment që nuk grindemi”, shtoi me humor ai duke e kthyer kamerën e telefonit nga oborri aty ku Tomas po stërvitej gjatë kohës që i ati ishte në lidhje direkte.
Edhe për familjen Strakosha, momentet e karantinimit nuk janë të lehta, por parësore për ta mbetet jeta dhe kjo është një mënyrë për t’u kujdesur për të.
“Kam ardhur një ditë para në Romë dhe më pas u mbyll aeroporti. Nga ajo ditë jam në karantinë. Nuk është parësore sporti në këto momente , është shëndeti i njerëzve. Ne në filma e shikonim dhe nuk e besonim. Doktorët dhe shkencëtarët janë ata që po na udhëzojnë por jemi pak konfuz dhe të pa orientuar mirë. Për futbollin është e kotë të flasim në këto momente. Për familjen tonë futbolli është jeta, por është e kotë sepse parësore është jeta. Në Itali shifrat flasin vetë”, përfundoi Strakosha .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *