E hënë, 26 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FOTO/ Plagosi me armë zjarri nipin e tij të mitur, ky është autori 29-vjeçar

Ky që shihni në foto është Nazmi Pëllumbi, 29-vjeçari, që dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht me armë drejt nipit të tij të mitur.

Nazmi Pëllumbi gjatë një konflikti me vëllanë e tij binjak, Florant Pëllumbi ka shkrepur armën, por plumbi ka kapur aksidentalisht të miturin.

Reklamë

Aktualisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Nazmi Pëllumbi

Njoftimi:

Reklamë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë