Nga Altin Mema
Të angazhuar në terren në një aksion operacional përmes MZSH Mirditë për izolimin e vatrës së zjarrit në pyjet e Shmrisë, Njësia Administrative Orosh.

Në terren janë 6 zjarrfikse, 10 punonjës nga Bashkia, 12 punonjës nga pyjorja, 8 nga NJA Orosh.
View this post on Instagram
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, u janë bashkëngjitur 30 forca të Ushtrisë të drejtuar nga komandant Sandër Gjoka.

Në terren ka shkuar dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako, Prefekti i Lezhes Gjergj Prendi e të tjerë.
Edhe pse në një shtrirje të gjerë, bëhet me dije se vatra e zjarrit është drejt izolimit.





