Një foshnjë ka humbur jetën në mënyrë misterioze, në Spitalin e Durrësit, vetëm pas 4 ditësh që kishte ardhur në jetë.

 

Sipas policisë bëhet me dije se familjarët kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal. Prindërit e foshnjës që ka ndërruar jetë, shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, dhe bashkëshortja e tij V.G., 35 vjeçe, dyshojnë se çdo gjë ka ndodhur për faj të mjekëve.

 

Ndërkohë burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije lidhur me rastin në fjalë se foshnja ka ardhur ne jetë nëpërmjet lindjes çezariane. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka patur një sëmundje të trashëguar gjenetisht, që konsistonte në thyerje të të gjitha kockave të fëmijës sapo prekej nga mjeku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *