Subscribe

Tirana mirëpriti sipërmarrësit shqiptare dhe te huaj ne forumin e pare ekonomik.

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka potenciale për zhvillimin e qëndrueshëm te biznesit.

 

Erion Veliaj: “Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç; për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset, jo vetëm për ata që marrin statusin e investitorit strategjik, por sigurisht edhe për ata që mund të fillojnë edhe një biznes të vogël, me një maksimum të taksave deri në 15%, ku shumë miq përtej Adriatikut në anën tjetër të pellgut shkojnë deri në 60% për të njëjtin biznes edhe për të njëjtën linjë prodhimi ose veprimtarie”.

 

Sipas Veliajt synohet afrimi i kompanive te mëdha dhe orientimi i ekonomisë drejt sektorëve qe sjellin me shume te ardhura.

 

Ambicia jonë, si qytet, është që fillimisht të ndërtojmë mbi atë që tashmë kemi. Pra, nëse kemi një reputacion si vend ku të rinjtë punojnë në call center, nuk mund të vazhdojmë kështu pafundësisht, por do të duhet të kalojmë në fazën tjetër, atë të data center. Duke pasur një analizë të mirë të asaj që tashmë dimë të bëjmë me kosto të ulët, do të duhet të ndërtojmë dhe të vëmë tulla të tjera për të bërë diçka pak më të sofistikuar, që sjell më shumë të ardhura dhe garanton më shumë mirëqenie në Shqipëri

 

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron një sere mundësish për te identifikuar dhe vlerësuar politikat e te berit biznes dhe çon vendin tone drejt ekonomive me konkurruese ne Evropë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *