Subscribe

Nga kjo e shtunë e deri në fund të muajit shtator, për çdo fundjavë dhe çdo festë kombëtare kufiri mes Shqipërisë e Kosovës nuk do të ekzistojë.

 

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në 20 qershor gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit nuk kanë nevojë t’i tregojnë dokumentet policisë. Për këtë arsye edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri ka qenë i lartë, nuk ka pasur vonesa në kufi.

 

“-Si kaluat ne kufi, a u kerkuan dokumenta? -Jo nuk na kerkuan dokumenta, kaluam pa asnje vonese. -Normalisht nuk duhet te kishte pasur fare kufij. -nuk na kerkuan dokumenta ne kufi.”- u shorehën qytetarët.

 

Vetë qytetarët e Kosovës theksojnë se do të preferonin që në çdo periudhë të vitit të mos kishin nevojë të regjistroheshin nga policia e Kosovës dhe e Shqipërisë.

 

Peshën kryesore të turizmit në Shqipëri e mbajnë prej vitesh qytetarët e Kosovës. Sipas INSTAT nga janari deri në shtatorin e vitit të kaluar më shumë se 2.3 milionë kosovarë vizituan Shqipërinë, thënë ndryshe hyrjet nga Kosova përbënë 49% të të gjithë fluksit turistik të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *