Flori dhe Valeri, që prej ditës së parë kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, kjo edhe për faktin se të dy zgjoheshin herët dhe konsumonin kafen e mëngjesit sëbashku.

Por pas zgjedhjes së Florit si kryefermer, duket se gjërat kanë ndryshuar. Aktori, i cili vijon të shijojë privilegjet, e përjashtoi Valerin nga punët e fermës, me qëllim angazhimin e fermerëve të tjerë në punët e fshatit.

Këtë mëngjes, Valeri është zgjuar i pari, që kur dita nisi të agojë dhe ka shkuar tek “Njishi” për të zgjuar edhe Florin.

Mes ironisë, Valeri teksa i gjuan dritares me gurë, i thotë atij se pozicioni i kryefermerit e ka bërë më dembel.

O gjumash…o njëshi…Zgjohu, apo ke filluar të vësh bark nga pozicioni. Zgjohu kryefermer, zgjohu se punët po të presin. Vetë ma ke dhënë të drejtën, më ke thënë më zgjo. Zgjohu tani se ka zbardhur. Mirmëngjesi bukuri, ke filluar të vësh bark nga pozicioni. Hajde tani zgjohu”, tha ndër të tjera Valeri, teksa “dështoi” të ngrinte nga gjumi Florin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *