Subscribe

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin me te mira se te kaluarat dhe negociatat për anëtarësimin me Bashkimin Europian tashmë duhet të hapen.

 

“Sa i përket atmosferës këto zgjedhje ishin shumë më të kënaqshme, se të mëparshmet. Kur dëgjoj vëzhguesin tonë, zotin Kukan që ishte aty, përmirësimi është i dukshëm. Besoj se nuk ka si bëhet ndryshe, veçse ta themi qartë se tani duhet që të hapen negociatat. Ndoshta do të kalojnë pak javë e muaj derisa të ulen të gjithë në një tavolinë, por nuk duhet të vendosim pengesa të reja, sepse kjo nuk do ishte e drejtë”.

 

Pa u vënë një notë zgjedhjeve, eurodeputeti gjerman në një intervistë për Deutsche Welle përmendi akuzat mes palëve politike për blerje të votës, por theksoi se duhet të pritet raporti përfundimtar i OSBE-ODIHRIT. Fleckenstein u shpreh se qeveria e re duhet të dijë si ta përdorë pushtetin dhe të zbatojë reformën në drejtësi.

 

“Detyrat që qëndrojnë përpara qeverisë janë zbatimi i vërtetë i reformës në drejtësi, ajo duhet të çojë përpara luftën kundër drogës, korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Në pikë tjetër e rëndësishme duhet të jetë trajtimi i çështjes së vështirë të pronës dhe gjetja e një zgjidhjeje për këtë”.

 

Zgjedhjet parlamentare u vlerësuan si të qeta nga BE, që kërkoi nga qeveria e re të vijojë me zbatimin e reformave për integrimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *