Subscribe

Në një kohë që Futbolli Shqiptar është përfshirë nga ethet e garës, së kush do të drejtojë Federatën në vitet në vijim, kandidati për president Bashkim Fino e konsideron këtë një proces të vështirë, por jo të pamundur. Në një intervistë për Vizion Plus, Fino thotë se rikthimi i besimit në futboll, do të jetë shtylla kryesore e programit të tij.

 

Fino ndalet edhe te transparenca e Federatës, të cilën e konsideron  një pikë të dobët të kundërshtarit. Ndërsa deklaron se pjesë e programit të tij është ndarja e sponsorizimeve nga privatizimet.

 

Por ndonëse sot, sipas Finos, futbolli personifikohet me presidentin e federatës, në mandatin e tij nëse fiton, do të ketë një ndarje të plotë pushtetesh.

 

Kandidati për kreun e federatës, këmbëngul në idenë se mandati i presidentit duhet të jetë i kufizuar, duke përqafuar vendimin e kreut të ri të UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *