E diel, 11 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Bota

Financial Times: Rusia po shënjestron drejtuesit e industrisë europiane të mbrojtjes

 Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po rrisin masat e sigurisë për drejtuesit e tyre, pas paralajmërimeve nga shërbimet e inteligjencës se Rusia po shënjestron personat në krye të firmave që mbështesin ushtarakisht Ukrainën.

Kërcënimi përfshin si prodhuesit e mëdhenj të armatimeve, ashtu edhe kompanitë më të vogla që prodhojnë dronë dhe përbërës të ndryshëm, duke shtuar kostot e sigurisë në të gjithë sektorin.

Reklamë

Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci europiane të inteligjencës kanë konfirmuar se operativët e Kremlinit po përqendrohen gjithnjë e më shumë te drejtorët ekzekutivë dhe drejtuesit e tjerë të kompanive të mbrojtjes.

Këto veprime konsiderohen pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe operacioneve të tjera hibride në kontinentin e vjetër. Ligjvënësit gjermanë në veçanti janë paralajmëruar se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune ndaj individëve, duke përdorur aktorë shtetërorë ose grupe të kontrolluara prej saj.

Metodat, objektivat dhe personat e përfshirë në këto operacione thuhet të jenë në ndryshim të vazhdueshëm, ndërsa përdorimi i rrjeteve të krimit të organizuar po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.