Subscribe

Dy persona kanë humbur jetën këtë të premte në dy aksidente ne Fier. Një 71-vjeçar, i cili udhëtonte me motoçiklete ka humbur jetën, pasi u përplas nga një makinë tip “Opel”.

 

Policia e Fierit po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës. Ndërkohë është shoqëruar në komisarit, drejtuesi i makinës.

 

Me heret, një 27-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së premtes. Viktima është Elton Dhamo, i cili teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues të një banesë në Libofshë.

 

Goditjet e marra kanë qenë fatale për 27- vjeçarin, i cili ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit te rende, por mësohet se i riu humbi kontrollin per shkak se vuante nga nje sëmundje.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *