E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Festohet Dita e Lirisë në Kosovë/ 21 vjet më parë trupat e NATO hynë në territorin e lirë

Kosova feston sot 21 vjetorin e Ditës së Lirisë. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër bazave ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne në përkujtim të kësaj dite ndërsa kryeministri, Avdullah Hoti dhe poltiikanë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it.

Reklamë

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, mundësoi edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Sot, 21 vjet pas kësaj ndërhyrje, trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël, dhe gjenden të dislokuar në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Më shumë video

Reklamë