Subscribe

“Ferma VIP”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri i cili transmetohet çdo të hënë dhe të premte në Vizion Plus, dhe 24 orë në dy kanale të dedikuara në Tring, është kthyer në kryefjalë të medieve. Të ftuara në “7pa5”, ditën e somte ishin gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Argjira Elmazi dhe gazetarja e Vizion Plus, Jonida Velia.

Gazetarja Elmazi tha se “Ferma VIP” është përqafuar nga audienca e gjerë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tregoi edhe cilët janë fermerët e saj të preferuar dhe më pak të preferuar.

Ndërsa gazetarja Jonida Velia, komentoi sfidat dhe bashkëjetesën mes fermerëve.

Biseda në studio

Argjira Elmazi: Është ndjekur mjaftueshëm, sidomos ngaqë është sezoni i parë dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Ferma VIP është në rrugën e duhur.

Përse janë aq të lumtur ata fermerët? Çfarë po ndodh?

Jonida Velia: Mendoj se është ajri i pastër, shkëputja nga realiteti, sfidat. E nisin ditën shumë herët dhe kanë një lloj solidariteti për njëri-tjetrin. Është një format që ka krijuar debate, por jo debate denigruese. Janë shumë persona dhe do ketë momente që do përplasen, por eksiztojnë më shumë momentet e lumtura. Besoj se kanë nisur pak ato grindjet e para. Mendoj se ata e kanë kuptuar se çfarë do publiku dhe këtë po japin. Po japin më të mirën e vetes dhe po japin mesazhin që në të tilla formate fitohet pa përdorur dhunë fizike dhe pa prekur njëri-tjetrin në pikat e dobëta për të fituar.

Cili është personazhi i preferuar dhe kë ke më pak të pëlqyer?

Argjira Elmazi: A mund të them Sokolin? (qesh). Marjana Kondi, Albano, Çiljeta, Dijonisi i cili më ka surprizuar, dhe të tjerët patjetër sepse janë të mrekullueshëm. Si më pak të preferuar, pak më i qetë, është Egzoni.

A ka Dijonisi një pëlqim për Glorian?

Jonida Velia: Qëllimi ishte të provokonte Glorian. Por me çfarë synimi mbetet për tu parë në vijim. Në fillim kanë pasur biseda të gjata me njëri-tjetrin, ndanin detaje, shkëmbenin ide për nusen ideale të Dijonisit. Por ka ndodhur një krisje dhe janë më shumë përballë njëri-tjetrit se sa përballë njëri-tjetrit.

Kush mendon që mund ta fitojë?

Argjira Elmazi: Dijonisi i ka fansat e shumtë, por ka disa emra të lakuar. Ndër to ka qenë edhe Çiljeta e cila u komentua shumë për shembullin e nënës ideale që dha me dy djemtë e saj. Kjo i ka dhënë shumë pikë plus si njeri dhe si fermere. Albano ka qenë ndër top më të preferuarit. Mendoj se ende ka kohë për të përcaktuar një fitues.

Një emër nga Kosova, Maqedonia e Veriut që duhet ta provojë patjetër këtë eksperieëncë?

Argjira Elmazi: Do kisha preferuar një çift, një vajzë nga Struga dhe nja djalë nga Peja, Venera Lumani dhe Lind Islami. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *