Pas më shumë se një javë protestash, feremerët francezë kanë fituar betejën e parë kundër qeverisë.
Vetë kryeministri Gabriel Attal doli në terren për të folur me protestuesit që bllokuan rrugët krysore me mjete bujëqësore dhe kërcënuan se do të shkonin deri në Paris. Attal i sapozgjedhur, njoftoi një sërë masash për të lehtësuar presionin financiar dhe administrativ mbi fermerët.
“Ju kërkuat të dërgoni një mesazh. Unë e kam marr atë mesazh me së të lartë dhe të qartë. Ne do ta vendosim bujqësinë mbi çdo gjë tjetër”, tha Attal.
Ndër masat kresyore që do të marrë qeveria janë anulimi i planit për të rritur taksën e karburantit për bujqësinë, ulja e taksave, si dhe mbështetje të tjera.
Megjithatë, fermerët thonë se nuk janë të mjaftueshme. Të pakënaqur ata kanë paralajmëruar se me gjithë mjetet bujësore do të drejtohen drejt qendrës së Parisit.
Qeveria po përpiqet ta mbajë nën kontroll protestën e fermerëve pak muaj përpara zgjedhjeve në PE e cila po shihet edhe si test kyc për presidentin Macron. /vizionplus.tv