E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ferma VIP, Sonila Meço: Fermerët po shijojnë atë që po ndodh, po ruajnë harmoninë

Opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço e ka vlerësuar me tone shumë pozitive performancën e deritanishme të konkurentëve në fermë.

Ajo theksoi se konkurrentët po e shijojnë momentin, por pa harruar në asnjë moment çmimin. Sipas saj po shohim për herë të parë një spektakël ku konkurrentët pa ndonjë sforco të madhe po ruajnë harmoninë, dhe nuk po bëhen agresorë me njëri-tjetrin.

“Ky është rasti tipi i shprehjes të jesh i lumtur me atë që ke, nëse do të arrish atë që do. Këta fermerë janë duke e shijuar atë që po ndodh, natyrisht duke kërkuar edhe fitoren. Arrijnë, jo me ndonjë sforco të madhe të ruajnë harmoninë. Ndoshta të kushtëzuar edhe nga ndezja e atmosferës në disa programe ku është shtuar agresivitetit. Fermerët janë duke e shijuar”, tha Meço.

Më shumë video

Reklamë