Modelja dhe kërcimtarja, Gloria Meshi, është zyrtarisht pjesë e “Ferma VIP”. Në klipin e saj prezantues, ajo theksoi se nuk ka komplekse, ndërsa pret edhe ngacmime brenda formatit nga fermerët e tjerë.

Familja do të jetë “pengu” i Glorias gjatë qëndrimit në fermë, teksa nënvizoi se është gati për çdo sfidë.

“Unë jam Gloria Meshi, jam 21 vjeç, jam modele edhe kërcimtare . Unë kam pas kafshë shtëpiake gjithmonë e kam bërë një fermë timen. Kam pasur fermën time me mbi 6 mace, qen, kam pasur një kavie.

Mendoj se do t’i rezistojë sfidave se jam një njeri me ego shumë të madhe. Kushdo të kalojë mirë me mua do të kalojë shumë mirë dhe kush do të kalojë keq do të kalojë shumë keq.

Pika ime e dobët është që i besoj shumë njerëzve, e di që aty brenda do të jetë një problem se nuk do të jenë njerëzit ashtu siç do mendoj që janë.

Frika dhe ankthi im janë se si do të jenë familjarët jashtë, sepse unë jetoj pak larg me ta dhe normalisht është malli, mënyra si do e përjetojnë ata këtë eksperiencë timen.

Në karrierën time e di që do ndikojë shumë si eksperiencë, e di që do kem ngacmime, mendoj që do marrin përgjigjen që meritojnë secili.

Nuk kam asnjë lloj kompleksi për personazhet e tjera të njohur se përderisa jam pjesë e “Ferma VIP”, besoj që edhe unë përfaqësoj diçka dhe jam pjesë e tyre.

Unë jam shumë gati të prek bajgat. Për këtë kam hyrë dhe mendoj se kjo është gjëja më e bukur e këtij spektakli”, tha ajo./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *