Subscribe

Çiljeta ka ndarë më një pjesë të fermerëve planet e saj për të ardhmen, gjatë qëndrimit në verandën e “Ferma VIP”.

Prej kohësh e tërhequr nga muzika dhe koncertet, këngëtarja tregon se shumë shpejt do t’a shohim me një biznes të ri agroturizmi,.

Ajo madje tregoi se ka nisur të kërkojë edhe për vendin e duhur në kryeqytet që do i përshtatej këtij plani biznesi.

“Është ëndërr e imja për të bërë një agroturizëm me shpi druri. E kam ëndërr. Kam dy vjet shoh toka të Tiranës për të hapur një agroturizëm”, shprehet Çiljeta.

Ndërkohë Çiljeta gjithashtu ka treguar pak dhe nga eksperienca e fundit, ku u diplomua në Kriminalistikë. Sipas saj, i ka mbetur peng që nuk mundi të ndiqte Akademinë e Rendit, kjo pasi siç ajo thotë me humor, i ka kaluar mosha, që është kriter në këtë profesion.

“Kur mbarova masterin për Kriminalistikë, doja të bëja dhe 3 vite Akademi Rendi. Problemi ishte se ata marrin deri në moshën 35 vjeçe dhe mua më kishte kaluar mosha. Por, kam bërë gjënë më të mirë që kam bërë fakultetin për Shkenca Politike. Nga shtatori duhet të shoh ça të bëjë se isha shumë për Akademinë e Rendit, kur më thanë që të ka kalur mosha u preva fare”, thotë Çiljeta. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *