E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fatmir Xhafaj: “Forca e ligjit” po godet

Operacioni i policisë së shtetit në Shkodër, ku u ndaluan 7 persona me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, është vlerësuar nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. Përmes një reagimi në Twitter, ministri shkruan se ky ishte një tjetër ndëshkim në kuadrin e operacionit “forca e ligjit”.

“Një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim dhe profesionalizëm, sukses i merituar i policisë se Shkodrës dhe forcave operacionale”, shkruan Xhafaj.

 

Ministri i brendshëm vlerëson edhe bashkëpunimin sipas tij efikas me prokuroren e çështjes.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë