Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga...

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit...

Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë se protestat...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

FAO: 2.3 miliardë njerëz përballen me pasiguri ushqimore

10 Korrik 18:52

Një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) thotë se bota po ecën prapa në përpjekjet për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes në të gjitha format e saj.

 

Agjencia ka publikuar një raport global të urisë, të titulluar “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë 2022”. Në Republikën Demokratike të Kongos, të paktën 27 milionë njerëz po përballen me pasiguri ushqimore, sipas një raporti të OKB-së.

 

 

OKB-ja parashikon një përkeqësim të situatës për shkak të luftimeve të fundit midis grupeve rebele dhe ushtrisë në lindje të vendit, me pasuri minerale. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

 

 

Sipas një raporti të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC) kriza në Republikën Demokratike të Kongos konsiderohet si situata më e neglizhuar e zhvendosjes së njerëzve në botë.

 

 

Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), vendi gjithashtu po përjeton nivele të larta të pasigurisë ushqimore, ku rreth 500,000 njerëz ndodhen në një situatë të rëndë. Furnizimet me ushqim dhe ujë janë të kufizuara dhe ofrohen vetëm nga organizatat humanitare.

 

Duke mbajtur një qese me fasule në kokë, Kasula Adisi, një nënë 27-vjeçare e dy fëmijëve që u largua nga dhuna në Rutshuru, thotë se nuk ka ushqim apo ujë dhe varet nga dashamirësia e të tjerëve.

 

“Unë kam ca fasule në këtë tenxhere, (që e mban në kokën e saj) që ia kërkova një fqinji për t’ua dhënë fëmijëve që nuk kanë ngrënë që nga dita e djeshme”, thotë ajo.

 

 

E veja 61-vjeçare Suzanne Neema thotë se ajo lutet çdo ditë për ushqim për fëmijët e saj, disa prej të cilëve janë të sëmurë për shkak të kequshqyerjes.

 

“Kam dhjetë fëmijë, katër prej tyre tashmë janë sëmurë për shkak të mungesës së ushqimit, ata vuajnë nga mungesa e proteinave për shkak të kequshqyerjes”, thotë ajo.

 

Rritja më e madhe numrit të njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore ka ndodhur në Afrikë, thuhet në raportin e FAO-s. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë kanë vuajtur nga pasiguria e rëndë ose e moderuar ushqimore në vitin 2021, ose gati 30 për qind e popullsisë globale, duke shënuar një rritje me mbi 350 milionë njerëz krahasuar me shifrat e vitit 2019, një vit përpara se të fillonte pandemia e koronavirusit.

 

Pandemia e koronavirusit rriti pabarazinë mes vendeve dhe brenda vendeve, ku ekonomia nuk ka arritur të rimëkëmbet. Në raportin e FAO-s thuhet se një krizë tjetër, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore në botë.

 

 

“Kriza në Ukrainë, është e sigurt se do të ndikojë edhe në furnizimin me ushqime. Tashmë po shohim një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit, që e rrit më tej koston e operacioneve humanitare”, thotë Abdoulaye Sawadogo nga zyra e OKB-së për Koordinimin e Ndihmave Humanitare në Republikën Demokratike të Kongos.

 

Ndonëse statistikat e paraqitura në këtë raport përfaqësojnë gjendjen e sigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në vitin 2021, efektet direkte dhe indirekte të konfliktit në Ukrainë në vitin 2022 do të kenë pasoja të shumëfishta për tregjet globale bujqësore, prodhimin dhe çmimet.

 

Raporti i FAO-s thekson nevojën për t’u përqëndruar në sigurimin e dietave të shëndetshme dhe për t’i bërë ato më të përballueshme për të gjithë./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Mungese Njerëz Përballje Ushqim

Nga e njëjta kategori

Krijohet “Yacht Club Albania”, nisma merr jetë në ambientet e “Marina Orikum”

më shumë...

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit në rrjete sociale: Në fjalorin tuaj me 40 fjalë, 20 i keni sharje

më shumë...

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të heroinës për grupet kriminale, kush është Gëzim Qorri me 20 vite “eksperiencë”

më shumë...

Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë se protestat po dëmtojnë turizmin, në Sarandë kanë nisur çregjistrimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:28

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron...

3:12

Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet...

2:35

Policia kufitare me “dorë të hekurt”, 5...

2:10

Krijohet “Yacht Club Albania”, nisma merr jetë...

2:00

Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës,...

1:45

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari...

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

11:53

Dasma e Dua Lipës në Palermo mes...

11:44

Gjendjet i mbytur një person në lumin...

11:38

Arrestohet 37-vjeçari nga Fushë Kruja në Himarë,...

11:00

“Policia qëlloi e para”/ Flet për herë...

10:55

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të...

10:45

Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë...

10:37

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen...

10:20

Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë...

9:33

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar,...

9:20

Sarandë/ Shiste kokainë në lokalin që administronte,...

9:16

Terror në festivalin në SHBA, dy të...

9:01

Horoskopi i ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.