Sallatë me brokoli nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një sallatë e freskët dhe plot shije, që kombinon brokolin me perime të freskëta, arra dhe djathë të bardhë. Receta e shefes së kuzhinës Albana Mançja është e lehtë për t’u përgatitur dhe ideale për një vakt të shpejtë e të shëndetshëm.
Përbërësit:
– 1 tufë brokoli
– ½ spec i verdhë
– 6 domate
– 2 lugë gjelle arra
– 80 g djathë të bardhë
– 1 lugë kafeje mustardë
– 1½ lugë gjelle uthull molle
– Pak vaj ulliri
– Kripë dhe piper i zi
– Kopër
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të valuar. Ziejmë brokolin për 4–5 minuta, e kullojmë dhe e vendosim në një tas. Nëse kemi tenxhere me sitë për gatim në avull, mund ta gatuajmë brokolin në avull për 6 minuta.
Në tasin me brokoli shtojmë specin e prerë në shirita të hollë dhe i përziejmë së bashku. Në një tas përziejmë mustardën, uthullën, kripën, piperin e zi dhe pak vaj ulliri. E përziejmë mirë dhe marinojmë brokolin me specat.
E lëmë brokolin të ftohet dhe më pas shtojmë arrat dhe domatet e prera në gjysmë ose në katërsh, nëse janë të mëdha. Në fund shtojmë disa kubikë djathi dhe e shërbejmë menjëherë.




