E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Facebook po zhvillon telefonin modular

Ilustrim · Vizion Plus

Divizioni sekret i drejtuar nga drejtorja e DARPA ne Facebook është duke zhvilluar një telefon modular sipas një raporti të Business Insider.

 

Kompania aplikoi për një patentë e cila hedh dritë mbi një pajisje modulare elektromagnetike e cila mund të hedhë tutje njëherë e mirë nevojën për të blerë pajisje elektronike konvecionale me kosto të lartë.

 

Mbetet e paqartë se deri në çfarë mase Facebook është përfshirë në këtë projekt dhe nëse do të dalë në dritë një ditë. Një gjë është e qartë, ekzekutivja Dungan ka një histori të gjatë në zhvillimin e pajisjeve modulare siç ishte Projekti Ara.

 

Ky i fundit u testua në Porto Riko përpara se Google ta mbyllte njëherë e mirë në Vjeshtën e vitit të kaluar, – shkruan Sovrani. Në fillim të 2017-ës Dugan u bashkua Facebook dhe Ndërtesës 8 ku po ndjek një sërë projektesh ambicioze.

 

Një prej këtyre ideve është një kompjuter i cili shkruan mendimet e njerëzve e madje të dëgjojnë përmes lëkurës. Business Insider raportoi se një numër ish punonjësish të Projektit Ara tashmë punojnë për Facebook.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh