Vendi
Fabrikë peshku në Labinot

Kompania shqiptare “Rozafa” ka përfituar nje ambient prej 52 mijë metra katror me qiranë simbolike 1 euro. Bëhet fjalë për një tokë truall në Labinot të Elbasanit, në pronësi të shtetit që i jepet biznesit me qëllim zhvillimin e zonës si dhe rritjen e punësimit.
Kontrata është firmosur nga ministrja e zhvillimit ekonomike dhe përfaqësuesit të kompanisë e cila do të ndërtojë një fabrikë përpunimi të peshkut.
Reklamë
Investimi i fabrikës do arrijë në 86 milion lekë. Sipas të dhënave, nga Ministria janë 600 milion lekë investime nga kontratat me qiranë 1 euro.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




