Ester Alushi, ish-fermerja e “Ferma VIP 2” ditën e sotme ishte e ftuar në “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit.
Ish-fermerja rrëfeu emocionet dhe vështirësitë gjatë rrugëtimit të saj në Fermë, ndërsa në studion e Vizion Plus e shoqëronte vëllai i saj, Donald Alushi.
Esteri tha se ekspereinca e saj në “Ferma VIP” është ndër më të veçantat dhe kujtimet do ta shoqërojnë për shumë gjatë.
Donaldi tregoi se e kanë parë Esterin brenda fermës 24/7 dhe kanë ndarë me të çdo përjetim.
Ester Alushi: Një eksperiencë e jashtëzakonshme që do ta kem gjatë në kujtimet e jetës sime. Mu deshën disa ditë të merrja veten, tani jam ambientuar, pavarësisht se më mungon shumë Ferma, kafshët, fermerët. Do ta mbaj mend si një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime. Në Fermë mendova se ishte një moment shumë i mirë për të shprehur që di edhe të këndoj. Ndoshta nuk kam qenë shumë e sigurt në vetvete, por kur dëgjova dhe mendimet e Frederik Ndocit dhe të tjerëve thashë me vete “Okej e paskam këtë talent.”
Donald Alushi: E kemi ndjekur Esterin 24/7 dhe kemi përjetuar çdo përjetim të Esterit. Ne nuk kemi ndenjur larg për periudha të gjata dhe kur doli ishim të lumtur sepse na kishte marrë malli. Ester tregoi që ishte vetvetja, kishte mundësi të bënte dhe më shumë. Ka këtë virtytin e mirë, por jo të mirë për Fermën, që është më e drejtë se sa duhet.
Çfarë i tha familja Esterit pasi doli?
Ish-fermerja tregon se kishte frikë mos kritikohej nga familja për ndonjë veprim që kishte bërë brenda në fermë, por tha se ndodhi e kundërta.
Ester Alushi: Kur dola nga Ferma prisja se mos kishin ndonjë kritikë dhe nuk e dija se si do vepronin. Kur dola më pritën shumë mirë, vetëm kemi qarë, jemi përqafuar dhe të gjitha komentet ishin pozitive. E nisa të nesërmen me pozitivitet dhe jam shumë e lumtur që i kam bërë krenar prindërit dhe vëllezërit e mi.
Brenda në fermë kisha merak si po më shohin jashtë. Kjo ishte frika ime më e madhe se si po interpretohen gjërat jashtë. Debatet që krijoheshin aty brenda, krijonin një trysni shumë të madhe dhe unë shpesh shpërtheja në të qara. Pjesa tjetër ishte shumë e bukur dhe plot gjallëri./vizionplus.tv