E diel, 25 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan mbështet dënimin me vdekje

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vazhdon te shpërfille thirrjet e Bashkimit Europian se rikthimi i dënimit me vdekje do ta penalizonte vendin ne rrugën e integrimit ne union. Ai është shprehur i gatshëm qe ky dënim te rivendoset, nëse populli e kërkon dhe parlamenti e miraton. Erdogan iu drejtua turmave te mbështetësve ne rezidencën e tij ne Stamboll, qe kërkonin rikthimin e dënimit kapital.

“Nuk mund te shpërfillim kërkesat e popullit. Amerika nuk e ka dënimin me vdekje? Po Rusia, apo Kina? Apo shtete te tjera anembanë botes? Te vetmet qe nuk e kane dënimin kapital janë vendet e Bashkimit Europian”.

Reklamë

Qe prej vitit 2004 dënimi me vdekje nuk aplikohet ne vend, si pjese e përpjekjeve per t’iu bashkuar familjes europiane, por tentativa per grusht shteti e ka rivendosur ne qendër te vëmendjes, nëse duhet te kthehet nje dënim i tille. Mijëra persona janë arrestuar gjate ditëve te fundit sit e dyshuar per përfshirje ne puc, ndërsa vijojnë pushimet nga puna te pjesëtareve te ushtrisë, gjykatave dhe policisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë