Subscribe

Kryeministri Rama ka bërë të ditur këtë të enjte se çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar për bizneset e vogla dhe konsumatorët familjarë që harxhojnë më pak se 800 kwh në muaj.

 

Ndërsa ato familje me konsmum më të lartë do të paguajnë me çmimin e tregut.

 

 

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kë mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *