Kryeministri Edi Rama reagoi pas një videoje të postuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha që e akuzonte për pandeminë.

 

Në video shfaqej Rama teksa fliste dhe njerëz që kolliteshin, duke shpërndarë kështu virusin.

 

Rama tha në “Twitter” se opozita kërkon vdekjen e tij dhe të qytetarëve.

 

“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *