SPAK dhe performanca e Altin Dumanit në krye të institucionit ka qenë tema e diskutimit në pjesën e dytë të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gjatë analizës për punën e SPAK janë dhënë detaje të rëndësishme, ku prokurorë dhe kandidatë aktualë për kreun e institucionit kanë qenë shënjestër e grupeve kriminale.
Moderatorja Pranvera Borakaj solli në kujtesë dëshminë e një prej të penduarve të drejtësisë, i cili tregoi planin për eliminimin fizik të kandidates për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu.
Pjesë nga biseda:
Alibeaj: Fakti që të dyja palët, këta të mazhorancës që fërkonin barkun, dhe këta të opozitës që kishin hallin e Berishës dhe Metës, ishte shenjë e suksesit të SPAK. Në momentin që sheh që sulmohesh nga të dyja palët, kjo është shenjë suksesi. Publiku duhet ta kuptojë. Në momentin që njëra palë godet, do të thotë që prokuroria është në rrugë të mbarë. Fati i keq është që janë bërë bashkë të dyja, nuk më duket çudi që ata të bashkojnë votat. Komisioni Xhafa nga i përkohshëm u bë i përhershëm.
Borakaj: Ka dhe një rast për kandidaten për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, që ka qenë nën shënjestër e grupeve kriminale.
Sefa: Po, është e vërtetë.





