E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Pësoi arrest kardiak në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën oficeri i policisë

Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Sipas miqve të tij, Biba ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës.

Të njëjtin fakt, konfirmon edhe policia në njoftimin e saj zyrtar.

“Shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë