E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Arrestohet në Peqin 52-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit. Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 65”, i cili çoi në arrestimin e një të kërkuari në Peqin.

Në pranga ra Luan Gripshi, alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Reklamë

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 3 prill 2023, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burg, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Reklamë

Ky arrestim është pjesë e vijimit të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë