Subscribe

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të efektivit të forcave Shqiponja, Albert Pjetri.

 

Policia ka mundur të zbardhë emrat e personave që qëlluan dhe i ka shpallur në kërkim: Rivaldo Planaj, Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shpellzaj. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë detyra që mbante Albert Pjetri.

 

Para disa ditësh ai kishte patur një debat me Rivaldo Planajn dhe i kishte sekuestruar makinën. Mësohet se në momentin e ngjarjes, brenda në lokal kanë qenë disa persona, të cilët janë shtrirë përtokë kur u qëllua.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *