E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRAT/ KLP emëron 10 prokurorë të rinj në rrethe

Këshilli i Lartë i Prokuroruisë ka emëruar këtë të martë dhjetë prokurorë të rinj. Në mbledhjen e mbajtur, KLP i hapi rrugën dhjetë magjistratëve të diplomuar në vitin 2019 që të zënë karrigen e prokurorit. Ceremonia e betimit të tyre do të bëhet të mërkurën, ndërsa janë zbardhur edhe emrat.

 

Gëzim Spahiu emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Shkodër.

 

Reklamë

Florian Boriçi emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë.

 

Ledion Tema emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat.

 

Gjergj Ceka emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Korçë.

 

Adnan Hoxha emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gjirokastër.

 

Pierin Çukaj emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Pukë.

 

Ermina Manelli emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gjirokastër.

 

Alba Dhima emërohet në Prokurorinë Pranë Shkallës së Parë Sarandë

 

Xhoana Mehmetaj emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Dibër.

 

Aurora Hajro emërohet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Sarandë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë