E diel, 22 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kërcënoi me armë 19 vjeçarin, arrestohet i riu në Kavajë, sekuestrohet pistoleta dhe fishekë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, mbrëmjen e djeshme, pasi morën informacion se një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, gjatë një konflikti, në fshatin Kryeluzaj, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe kapjen e autorit. Në kuadër të operacionit të koduar “Reaction”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:       

-A. H., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”.      

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një subjekt, në  aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë”, ka kanosur me armë zjarri shtetasi D. T., 19 vjeç, banues në fshatin Kryeluzaj. 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën, të cilën 33-vjeçari e kishte fshehur afër vendit të ngjarjes, në fshatin Kryeluzaj. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës sasi municioni luftarak i kalibrave të ndryshëm.    

Reklamë

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.