E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Revani me niseshte në 5 minuta nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një ëmbëlsirë tradicionale, e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur në shtëpi. Shefja e kuzhinës, Albana Mançja, sjell recetën e revanisë me niseshte, e cila përgatitet në vetëm pak minuta dhe piqet deri sa të marrë një ngjyrë të artë.

Përbërësit:

Reklamë

500 g niseshte

2 gota sheqer

100 ml vaj ulliri

1 litër ujë VELA

1 e verdhë veze

1 lugë gjelle kos

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin. I përziejmë dhe më pas shtojmë gradualisht 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit. E përziejmë derisa masa të jetë në masën e duhur.

E vendosim në një tavë, duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.