E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

EMRAT/ Ja kush janë 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Greqi

Aksidenti i rëndë që ndodhi kete te marte në Greqi la pas një bilanc shumë tragjik me 5 viktima, të gjithë shqiptarë.

 

Reklamë

Tre nga viktimat e aksidentit tragjik janë nga Kukësi por banonin në Durrës e Tiranë ndersa dy prej tyre jane 16 dhe 19 vjeç..

 

Reklamë

Viktimat janë:

 

Besim Muçaj, 55 vjeç, nga Kukësi, me banim në Durrës (shoferi)

 

Ergin Peposhi, 19 vjeç, nga Kukësi, me banim në Tiranë

 

Ardit Peposhi, 16 vjeç, me banim në Tiranë

 

Gazmen Brahaj.47 vjeç me banim në Durrës

 

Ilir Daci, 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranës

 

Aksidenti rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik,  kur makina me targa  AA 989 MU në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët, dhe drejtohej nga Besim Muçaj në rrethana ende të panjohura, ka hyre ne krahun e kundert te rruges dhe është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’.

 

Automjeti ka hyrë poshtë mjetit të transportit të mallrave, gjë që ka rezultuar fatale për ta.

 

Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

 

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupat e pajetë nga mjeti.

 

Media greke ‘Protothema’ shkruan se ata ishin punëtorë sezonale ne vendin fqinje.

 

Më shumë video

Reklamë