E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hidhet shorti për KED e re, zgjidhen anëtarët nga gjykatat dhe prokuroritë

Në ambientet e Presidencës është hedhur këtë të premte shorti për 9 anëtaret e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Në prani të anëtareve të insititucioneve kushtetuese dhe në mungesë të Presidentit, Këshillitari për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj ka drejtuar të gjithë procesin e hedhjes së shortit.

 

Reklamë

Në përfundim të të gjithë procesit, goglat kanë përzgjedhur nga Gjykata Kushtetuese Marsida Xhaferllarin dhe Elsa Toskën. Ndërkaq kryetar i KED gjatë vitit 2021, do të jete Ervin Pupe, anëtari i përzgjedhur nga Gjykata e Lartë.

 

Emrat e tjerë pjestarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësise do të jenë Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme, Astrit Kalaja e Elona Toro nga Gjykatat e Apelit, Gjon Fusha e Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit dhe Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative.

 

Ndërkaq janë përzgjedhur dhe 6 anëtarë zëvendësues, konkretisht Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Panda nga Gjykata e Lartë. Nga Prokuroria e Përgjigjithshme është përzgjedhur prokurori Kujtim Luli, Zeqine Sollaku nga Gjykatat e Apelit, Kleanth Zeka nga Prokurorite e Apelit dhe Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë